Trump-i kërcënon tarifa shtesë ndaj Kinës për mallrave me vlerë 100 miliardë dollarë

2018-04-06 10:06:20 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti amerikan Donald Trump e shtoi retorikën e luftës tregtare të enjten, pasi kërcënoi me shtimin e tarifave për importet nga Kina me 100 miliardë dollarë.

Trump-i tha në një deklaratë se ka udhëzuar Përfaqësuesin e Tregtar të Shteteve të Bashkuara që të shqyrtojë nëse do të ishte e përshtatshme shtimi i tarifave për importet nga Kina edhe me 100 miliardë dollarë.

Më herët këtë javë, Shtetet e Bashkuara njoftuan tarifat e reja për 50 miliardë dollarë mallra kineze.

Kina u përgjigj brenda disa orësh duke njoftuar 50 miliardë dollarë tarifa për mallrat amerikane.

Më herët ShBA-ja vendosi tarifa shtesë për çelikun dhe alumin e e importuar nga Kina. Pas këtyre lëvizjeve, inteksi Dow Jones i tregtimit i kontratave me zbatim të ardhshëm ra me rreth 400 pikë. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore