Kinë-Rusi, takimi i nivelit të lartë në Kremlin

2018-04-06 10:04:48 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti rus Vladimir Putin pati një takim të enjten me të dërguarin e posaçëm të presidentit të Kinës Xi Jinping, këshilltarin e shtetit dhe ministrin e Jashtëm, Wang Yi.

Kryediploamti kinez përcolli urimet e presidentit Xi Jinping për rizgjedhjen e Putin-it dhe theksoi se Kina dhe Rusia janë partnerët e vetëm të gjithanshëm strategjikë për njëra-tjetrën, me besim të lartë të ndërsjellë politik. Wang tha gjithashtu se marrëdhëniet dypalëshe kanë njohur vazhdimisht faza të reja zhvillimi.

"Ky nivel është arritur nga vendimet e zgjuara të liderëve të dy vendeve, bazuar nga kërkesat afatgjatë të zhvillimit," tha Wang.

Ai shtoi se presidenti Xi Jinping e mirëpret vizitën shtetërore të presidentit Putin në Kinë, si dhe pjesëmarrjen e tij në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait që do të zhvillohet në Qingdao të Kinës.

"Të dyja palët duhet të përgatiten për të siguruar rezultate të pasura dhe për të hapur epokën e re të marrëdhënieve Kinë-Rusi," shtoi Wang.

Gjatë takimit, presidenti Putin dërgoi urime të sinqerta për rizgjedhjen e Xi Jinping-ut si kryetar i shtetit, si dhe uroi për zhvillimin e suksesshëm të dy sesioneve të Kinës. Ai shprehu bindjen se Kina do të jetë më e qëndrueshme dhe me e zhvilluar.

Kreu rus tha se marrëdhëniet me Kinën janë shumë të mira. "Rusia dhe Kina janë vende fqinje dhe partnerë të natyrshëm. Partneriteti i gjithanshëm strategjik mes dy vendeve nuk është një vendim i përkohshëm, por zgjedhja e mirëmenduar," tha Putin-i.

"Unë po pres që të vizitoj Kinën në muajin qershor dhe do të shfrytëzoj të gjitha rastet për të ruajtur komunikime të ngushta me presidentin Xi Jinping. Shpresoj që marrëdhëniet Rusi-Kinë të shënojnë më shumë përparime në të mirë të mbarë botës," thotë Putin-i. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore