Trump-i do të dislokojë Gardën Kombëtare për të mbrojtur kufirin me Meksikën

2018-04-05 09:34:51 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti Donald Trump pritet të nënshkruajë një shpallje që urdhëron Departamentin e Mbrojtjes dhe të Sigurisë së Brendshme për të punuar së bashku me guvernatorët për të dislokuar Gardën Kombëtare në kufirin jugperëndimor me Meksikën.

Sekretarja e Sigurisë së Brendshme, Kirstjen Nielsen, e bëri njoftimin në Shtëpinë e Bardhë, ku u rreshtua kundër ligjeve të tanishme të emigracionit dhe i bëri thirrje Kongresit për të bërë ndryshime.

"Ligjet e tanishme të kufirit dhe ligjet e emigracionit nuk përputhen me vullnetin e popullit amerikan. Sistemi shpërblen sjelljet e këqija, nuk ndëshkon shkelësit e ligjit, por minon interesat ekonomike të vendit tonë. Nuk është fjala vetëm për sigurinë e kufirit, por për sigurinë kombëtare."

Sekretarja tha gjithashtu se hollësitë janë ende duke u menduar dhe se personeli i Gardës Kombëtare pritet të ndihmojë në misionin e ShBA-së për mbrojtjen e doganave dhe të kufijve.

Presidenti Trump njoftoi të martën planin për të dislokuar ushtrinë në kufirin jugor derisa të ndërtohet muri që ai e ka premtuar gjatë fushatës. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore