BE-ja nuk mbështet masat që bien ndesh me ligjin e OBT-së

2018-04-04 20:05:25 CRI Komenti juaj Printoni

Bashkimi Evropian (BE) nuk mbështet asnjë masë që do të ishte në kundërshtim me ligjin e OBT-së, tha të mërkurën për gazetarët zëdhënësi i Komisionit Europian, Daniel Rosario, lidhur me listën e propozuar nga Uashingtoni për mallrat kineze të cilat i nënshtrohen tarifave shtesë prej 25 për qind, bazuar në hetimin mbi Seksionin 301 të Ligjit Tregtar.

"Ne u bëjmë thirrje palëve përkatëse që veprimet e tyre tregtare të jenë në përputhshmëri të plotë me rregullat e OBT-së. Ne do të analizojmë masat që merren në lidhje me përputhshmërinë e tyre me OBT-në", tha Rosario në përgjigje të pyetjeve të Agjencisë së Lajmeve Xinhua. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore