Turqi, fillon ndërtimi i centralit të parë elektrik bërthamor

2018-04-04 10:14:24 CRI Komenti juaj Printoni

Rusia do të ndihmojë Turqinë të ndërtojë centralin e parë elektrik bërthamor të vendit. Centrali 'Akkuyu', një investim me vlerë prej 20 miliardë dollarësh amerikanë, ndodhet në provincën Mersin të Turqisë Jugore. Ai do të ndërtohet nga kompania shtetërore e energjisë bërthamore e Rusisë, Rosatom.

Centrali do të përbëhet nga katër agregate, secili prej të cilëve mund të prodhojë 12 mijë megawat energji elektrike. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u shpreh në praninë e homologut rus Vladmir Putin, se kostoja e këtij projekti mund të shkojë përtej planifikimit fillestar.

"Për momentin, kostoja e ndërtimit është (parashikuar) në 20 miliardë dollarë amerikanë. Por besoj se investimi përfundimtar mund ta tejkalojë këtë shifër. Miku im, presidenti Vladmir Putin ka bërë përpjekje të mëdha për realizimin e kaq shumë investimeve në vendin tonë. Turqia do të sigurojë 10% të energjisë së përgjithshme elektrike nga ky central bërthamor. Ndërkohë, është në ndërtim e sipër, gazsjellësi 'Rrjedha e Turqisë'. Puna për linjën e dytë po vazhdon me shpejtësi", tha kreu i shtetit Erdogan.

Centrali bërthamor është pjesë e planit të Erdoganit "Vizion 2023", në kuadrin e 100 vjetorit të themelimit të Turqisë moderne.

Projekti do të pakësojë edhe varësinë e Turqisë ndaj importimit të energjisë. (Zhang Yan/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore