ShBA-ja publikon listën e mallrave kineze për rritjen e tarifave doganore

2018-04-04 10:08:50 CRI Komenti juaj Printoni

Pas hetimeve të praktikave tregtare sipas nenit 301 të Ligjit Tregtar, Zyra e Përfaqësuesit Tregtar të ShBA-së publikoi listën e mallrave kineze që do të paguajnë tarifa më të larta doganore. Mallrat kineze të përfshira në këtë listë kapin një vlerë prej afro 50 miliardë dollarësh amerikanë.

Zyra e Përfaqësuesit Tregtar të ShBA-së sugjeron një tarifë doganore prej 25 për qind ndaj 1300 produkteve të importuara nga Kina, të cilat kryesisht pajisje të teknologjisë së informacionit, hapësirës kozmike, robotikës, mjekësisë dhe makinerive.

Autoritetet amerikane i kanë bërë thirrje gjithashtu publikut që të japë mendime rreth kësaj liste dhe nivelin e tatimit para 11 majit. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore