Trump thekson qëndrimin e ashpër ndaj Rusisë, por shpreson për marrëdhënie më të mira

2018-04-04 10:07:06 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i ShBA-së Donald Trump tregoi të martën një qëndrim të përzierë ndaj Rusisë, duke theksuar ashpërsinë e tij ndaj Moskës, por nga ana tjetër shpreson për shtimin e lidhjeve dypalëshe.

"Ndoshta askush nuk ka qenë më i ashpër me Rusinë sesa Donald Trump-i", tha presidenti në Shtëpinë e Bardhë gjatë një dreke pune me udhëheqës nga tre vende baltike.

Ndërkohë, Trump-i tha se Uashingtoni kërkon të bashkohet me Rusinë. "Bashkimi me Rusinë është një gjë e mirë, jo një gjë e keqe," shtoi.

Marrëdhënia ndërmjet Uashingtonit dhe Moskës arriti nivelin më të ulët, pasi Shtetet e Bashkuara dëbuan 60 diplomatë rusë dhe mbyllën konsullatën në Seattle, gjatë një aksioni të bashkërenduar me Britaninë dhe vendet e tjera perëndimore për incidentin e helmimit të një ish-spiuni.

Moska u kundërpërgjigj duke përjashtuar po aq diplomatë dhe mbylli konsullatën e ShBA-së në Shën Petersburg. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore