Trump-i do të përdorë ushtrinë për të siguruar kufirin ShBA-Meksikë

2018-04-04 10:06:10 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump thotë se ai do të përdorë ushtrinë për të siguruar kufirin e vendit me Meksikën, derisa të ndërtohet muri kufitar, që ai ka premtuar gjatë fushatës.

"Ne jemi duke përgatitur ushtrinë që të sigurojë kufirin midis Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara. Do të kemi një takim mbi këtë çështje shumë shpejt me gjeneralin Mattis," tha Trump-i, ndërsa shtoi se për këtë ide ka edhe më herët me sekretarin e Mbrojtjes.

Ditët e fundit presidenti amerikan ka ritheksuar qëndrimin e tij mbi migracionin, duke nënvizuar sigurinë e kufirit me Meksikën dhe nevojën e ngritjes së një muri përgjatë kufirit jugor të vendit. (Wang Xianya/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore