Video/  MJK: Kina do ta çojë deri në fund luftën tregtare, por e hapur për bisedime

2018-04-03 20:29:47 CRI Komenti juaj Printoni

Nëse ndonjëri dëshiron të zhvillojë luftë tregtare, atëherë Kina do të luftojë deri në fund, u shpreh të martën në një konferencë shtypi në Pekin zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Geng Shuang lidhur me mosmarrëveshjen tregtare midis Kinës e ShBA-së. Megjithatë, ai theksoi se Kina i mban gjithmonë të hapura dyert e bisedimeve, por konsultimet e negociatat duhet të zhvillohen në bazën e respektit të ndërsjellë dhe të barazisë.

"Pala kineze nuk e provokon dhe nuk e dëshiron luftën tregtare, por ne nuk e kemi frikë këtë luftë. Nëse ndonjëri dëshiron të zhvillojë luftë tregtare, madje ta zhvillojë atë në dyert e shtëpisë sonë, ne do ta çojmë këtë luftë deri në fund. Pala kineze ka vendosmërinë dhe aftësinë të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat e veta të ligjshme," tha zëdhënësi Geng Shuang.(Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore