Izraeli dhe OKB-ja arrijnë marrëveshje mbi strehimin e refugjatëve afrikanë

2018-04-03 10:33:37 CRI Komenti juaj Printoni

Zyra e kryeministrit të Izraelit deklaroi të hënën se Izraeli dhe Komisioneri i Lartë i OKB-së për çështjen e refugjatëve(UNHCR), kanë arritur një marrëveshje mbi strehimin e refugjatëve afrikanë.

Sipas marrëveshjes, Kombet e Bashkuara do të koordinojnë me vendet perëndimore, ndihmën për të paktën 16 mijë refugjatë afrikanë që të zhvendosen nga Izraeli drejt vendeve perëndimore, ndërsa refugjatët e mbetur do të marrin statusin ligjor dhe do t'u ofrohen trajnime profesionale dhe mundësi punësimi.

Të dhënat nga Ministria e Brendshme e Izraelit tregojnë se aktualisht në Izrael janë afro 38,000 refugjatë afrikanë dhe azilkërkues. Pjesa më e madhe e tyre kanë ardhur në Izrael nga viti 2006 deri në 2012 dhe shumica prej tyre po jetojnë në zonën jugore të Tel Avivit.

Në deklaratë thuhet se kjo marrëveshje do të zbatohet me 3 faza brenda 5 vjetëvee. Izraeli do të themelojë një agjenci të posaçme për qeverisjen dhe zhvillimin e zonës jugore të Tel Avivit, ku janë të vendosur më shumë refugjatë.

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu tha të enjten se Kanadaja, Italia dhe Gjermania janë vendet të cilat do të pranojnë këta refugjatë. (Fang Xiaoyu/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore