Samit trepalësh Turqi-Rusi-Iran për Sirinë

2018-04-03 10:51:14 CRI Komenti juaj Printoni
Presidentët e Turqisë, Rusisë dhe Iranit do të takohen të mërkurën në Ankara në kuadër të një samiti kushtuar Sirisë. “Në deklaratën, që pritet të miratohet në samitin trepalësh, pritet që t’i jepet një theks i veçantë vazhdimit të armëpushimit në Siri, integritetit territorial dhe ndalimit të shkeljeve (të armëpushimit),” njoftoi agjencia Anadolli. Sipas burimeve diplomatike para samitit, pritet edhe një takim mes presidentit turk, Erdogan dhe atij iranian, Hassan Rouhani. (ATSh/Leftion Peristeri)
Mrekulli
Lajmet Kryesore