Al-Sisi rizgjidhet president i Egjiptit

2018-04-03 09:56:45 CRI Komenti juaj Printoni

 

Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi fitoi një mandat të ri në zgjedhjet presidenciale, duke siguruar mbi 97% e votave të vlefshme.

25 milionë zgjedhës ose 40% e gjithë votuesve brenda e jashtë Egjiptit morën pjesë në këto votime.

Nga rezultatet mësohet se mbi 21 milionë qytetarë votuan për Sisi-në, kurse rivali i tij i vetëm Moussa Mostafa Moussa fitoi më pak se 700 mijë vota.

Në një fjalim televiziv, Sisi premtoi të punojë për të gjithë egjiptianët papërjashtim.

"Nuk kam ç'të them veç të shpreh përshëndetjet, vlerësimin dhe respektin tim për atë që i dhatë Egjiptit. Zotohem të punoj për të gjithë egjiptianët pa asnjë diskriminim. Ata që votuan me besim tek unë dhe ata që nuk bënë kështu nuk do të trajtohen në mënyrë të ndryshme. Egjipti është për të gjithë egjiptianët për sa kohë dallimet nuk e dobësojnë vendin", tha presidenti i sapozgjedhur.

Pjesa dërrmuese e qytetarëve që votuan për Sisi-në, shprehën besimin ndaj tij si një shpëtues e popullit nga radikalizmi islamik dhe si një udhëheqës që mund të drejtojë vendin për çërronjësjen e terrorizmit dhe për realizimin e sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit afatgjatë. (Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore