Gjermania shpreson të ruajë dialogun me Rusinë

2018-04-02 20:42:41 CRI Komenti juaj Printoni

Mediet gjermane njoftojnë se ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas u shpreh të dielën se Berlini dëshiron të vazhdojë dialogun dhe të përmirësojë marrëdhëniet me Moskën.

Heiko Maas tha në një intervistë me gazetën "Bild" se Gjermania ka nevojë ta ketë Rusinë partnere në zgjidhjen e konflikteve rajonale, në nxitjen e çarmatimit etj. Gjermania e sheh gjithashtu Rusinë si një palë të rëndësishme në multilateralizëm. "Prandaj, mbajmë qëndrim të hapur për zhvillimin e dialogut me Rusinë. Nëse pala ruse është e gatshme, ne dëshirojmë edhe të rimëkëmbim besimin," theksoi kreu i diplomacisë gjermane.

Më 26 mars në uebsajtin e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë u publikua një deklaratë, ku thuhej se Berlini u kishte kërkuar katër diplomatëve rusë të largoheshin nga Gjermania brenda shtatë ditëve, si reagim ndaj dyshimeve që Moska qëndron pas helmimit të një ish-agjenti rus në Britani. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore