Ekonomisti amerikan: Deficiti tregtar me Kinën është një problem "Made-in-USA"

2018-03-29 09:44:48 CRI Komenti juaj Printoni

Ekonomisti amerikan Steve Hanke u shpreh se deficiti i përgjithshëm tregtar amerikan dhe deficiti tregtar me Kinën janë probleme "të krijuara nga ShBA-ja", dhe Kina nuk ka asnjë përgjegjësi.

Gjatë një interviste për Radion e Jashtme të Kinës, profesori i ekonomisë së zbatuar i Universitetit Johns Hopkins, tha se për të përballuar mosmarrëveshjet me Kinën, ShBA-ja duhet të kërkojë mënyra të ligjshme dhe tregtare, përshirë përdorimin e mekanizmave të Organizatës Botërore të Tregtisë.

Profesori Hanke ka mbajtur detyrën e ekonomistit të lartë të Komitetit të Këshilltarëve Ekonomikë të presidentit Ronald Reagan në vitet 1981 dhe 1982. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore