Samiti mes liderëve të dy Koreve do të mbahet më 27 prill në Panmunjom

2018-03-29 18:34:26 CRI Komenti juaj Printoni

Koreja e Jugut dhe Koreja e Veriut kanë rënë dakord të mbajnë samitin e planifikuar midis liderëve të tyre më 27 prill në Panmunjom.

Marrëveshja u arrit gjatë një dialogu të nivelit të lartë midis të dy palëve të enjten në anën koreanoveriore të fshatit të armëpushimit.

Në një deklaratë të publikuar pas takimit thuhet se të dy palët ranë dakord gjithashtu të zhvillojnë bisedime në nivel pune në anën koreanojugore të Panmunjomit më 4 prill, për të diskutuar protokollin, shërbimin e sigurisë dhe njoftimin për shtyp.

Gjithashtu do të mbahet një dialog i veçantë për komunikimin.

Mrekulli
Lajmet Kryesore