ShBA-ja vlerëson zhvillimet në Gadishullin Korean pas vizitës së Kim Jong Un-it në Kinë

2018-03-29 18:33:01 CRI Komenti juaj Printoni

Shtetet e Bashkuara kanë përshëndetur zhvillimet pozitive në çështjen e Gadishullit Korean, pas vizitës së sapopërfunduar në Kinë të liderit suprem të Koresë së Veriut Kim Jong Un.

Në një mesazh në "Twitter", presidenti i ShBA-së Donald Trump tha se ai po pret të takohet me Kim Jong Un-in.

Trump-i vuri në dukje se kishte marrë një mesazh nga presidenti kinez Xi Jinping, ku thuhej se takimi i tij me Kim shkoi shumë mirë.

Ndërkohë, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha po në "Twitter" se vizita e Kim Jong Un-it në Kinë ishte "një hap i paprecedent dhe historik në drejtimin e duhur".

Mrekulli
Lajmet Kryesore