Brexit, ndoshta rezultat tjetër pa ndikimin e të dhëna nga Facebook-u

2018-03-28 09:26:40 CRI Komenti juaj Printoni

Zbuluesi i skandalit me të dhënat personale të përdorueseve të Facebook-ut ka dëshmuar para një komisioni ligjvënësish të Britanisë, që po hetojnë rritjen e lajmeve të rreme.

Christopher Wylie pohoi se firma britanike "Cambridge Analytica" ka përdorur të dhënat e 50 milionë përdoruesve të Facebook-ut, të cilat më pas u ndikuan për zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016.

Ai shtoi se gjatë referendumit të Brexit-it, kjo bazë e të dhënave u përdor nga një konsulent kanadez për të mbështetur fushatën e largimit nga BE-ja.

"Mendoj është plotësisht arsyeshme të them se do të kishte një rezultat të ndryshëm në referendum, nëse nuk do të ishte mashtruar."

Kreu ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, kërkoi falje zyrtarisht për shkeljen e privatësisë të përdoruesve. Ky skandal ka ndikuar aksionet e kompanisë Facebook, ndërsa ka nxitur gjithashtu shumë qeveri që të hetojnë përdorimin e të dhënave. (Li Huailiang/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore