Brexit, nuk është sukses për BE-në

2018-03-28 09:52:02 CRI Komenti juaj Printoni

Koordinatori i "Brexit" i Parlamentit Europian, Guy Verhofstadt, tha se "dalja e Britanisë së Madhe" nuk është një sukses për BE-në.

Ai ka parashikuar reforma për BE-në.

"Pra, është një thirrje për zgjim të reformave, për të filluar një reformë më të thellë të BE-së dhe kjo do të ndodhë patjetër. Brenda një viti ne nuk do të flasim vetëm për Brexit, por do të flasim gjithashtu për reformën themelore të BE-së, do të ndërtojmë ndoshta një bashkim më të vogël, më pak burokratik, me një Komision Europian më të vogël në të ardhmen, por me mjetet e nevojshme për të vepruar në mënyrë më efikase.", tha ai.

Verhofstadt përmendi gjithashtu solidaritetin e treguar nga vendet europiane dhe të tjerët drejt Britanisë së Madhe mbi incidentin e helmimit të ish-spiunit rus.(Zhan Dian/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore