Konsorciumi ku përfshihet një kompani kineze fiton koncesionin për Aeroportin e Plovdivit

2018-03-28 20:32:11 CRI Komenti juaj Printoni

Një koncorcium i Grupit "HNA Airoport" të Kinës dhe "Plovdiv Airport Invest" të regjistruar në Holandë ka fituar një koncesion për të operuar Aeroportin e Plovdivit për një periudhë prej 35 vjetësh, njoftoi qeveria bullgare të mërkurën.

Në një deklaratë të saj thuhet se gjatë periudhës së koncesionit, koncesionari duhet të investojë rreth 79.08 milionë euro për rregullimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e infrastrukturës ekzistuese në aeroport, si dhe ndërtimin e objekteve të reja.

Pas një periudhe 48-mujore, koncesionari duhet të paguajë çdo vit barasvlerësin e 380 000 dollarëve pa TVSh dhe 6 për qind të të ardhurave të përgjithshme të tij nga të gjitha aktivitetet që lidhen me përdorimin e Aeroportit të Plovdivit gjatë vitit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore