Akademiku tanzanian: Proteksionizimi i ShBA-së shkel ligjet e ekonomisë së tregut

2018-03-28 20:30:09 CRI Komenti juaj Printoni

Profesori i ekonomisë dhe i financave në Shkollën e Biznesit të Universitetit të Dar-es-Salamit të Tanzanisë Genuine Martin u shpreh të martën që politikat proteksioniste të administratës së presidentit amerikan Donald Trump shkelin ligjet e ekonomisë së tregut dhe parimet e tregtisë së lirë. Këto politika, sipas tij, nuk janë në të mirë të zhvillimit të ekonomisë amerikane dhe kanë krijuar pengesa të mëdha për zhvillimin e shëndetshëm të tregtisë ndërkombëtare.

Ditët e fundit, presidenti amerikan Donald Trump shpalli vendosjen e tarifave të reja mbi produktet kineze me vlerë prej 60 miliardë dollarësh, si edhe kufizimin e investimeve të kompanive kineze në ShBA. Në një intervistë për Radion e Jashtme të Kinës, profesor Genuine Martin shprehu opinionin e tij lidhur me këtë zhvillim:

"Ai (Trump) mendon me naivitet që vetëm Kina do të dëmtohet nga tarifat në një masë të madhe mbi produktet kineze. Sasia e produkteve kineze që importon ShBA-ja do të ulet dukshëm dhe çmimet do të rriten në mënyrë të ndjeshme. Por faktikisht, pala amerikane duhet të jetë në dijeni që shumë produkte kineze kanë një konkurrueshmëri më të madhe në tregun ndërkombëtar sesa produktet amerikane. Nëse ShBA-ja vazhdon të shpërfillë rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë, vëllimi i përgjithshëm i tregtisë globale mund të tkurret në mënyrë drastike dhe vendet e tjera mund të marrin masa për të kufizuar hyrjen e produkteve amerikane në tregjet e tyre. Kjo nuk është në favor të zhvillimit të ekonomisë amerikane dhe të konkurrencës së shëndetshme në tregun ndërkombëtar. Perspektiva e tregtisë ndërkombëtare, e investimeve shumëpalëshe dhe e ekonomisë globale po ashtu do të jetë e zymtë. " (Wang Xianya/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore