Koreja e Jugut dorëzon eshtrat e 20 ushtarëve kinezë të vrarë në Luftën e Koresë

2018-03-28 19:22:12 CRI Komenti juaj Printoni

Koreja e Jugut ka dorëzuar eshtrat e 20 ushtarëve kinezë të vrarë gjatë Luftës së Koresë.

Ky është dorëzimi i pestë i eshtrave të ushtarëve kinezë të rënë në Kore që nga viti 2014.

Koreja e Jugut ka dorëzuar deri tani eshtrat e rreth 600 ushtarëve kinezë të vrarë gati 70 vjet më parë.

Dorëzimi zakonisht bëhet disa ditë përpara festës tradicionale kineze Qingming, gjatë së cilës përkujtohen të vdekurit.

Rreth 200 mijë ushtarë kinezë u vranë në konfliktin që zgjati nga viti 1950 deri më 1953.

Shumica e tyre janë varrosur në Gadishullin Korean.

Mrekulli
Lajmet Kryesore