Britani, kryeministrja informoi politikanët mbi rezultatin e samitit të BE-së

2018-03-27 10:56:21 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May, ka informuar ligjvënësit britanikë mbi përparimet e bëra mbi Brexit-in dhe çështje të tjera të diskutuara gjatë takimit të Këshillit Evropian javën e kaluar.

Kryeministrja May tha se biznesi britanik mirëpret një periudhë 21 mujore zbatimi të marrëdhënieve të ardhshme të Mbretërisë së Bashkuar me BE-në me t'u larguar nga blloku.

"Ndërsa unë e pranoj se jo të gjithë do ta mirëpresin vazhdimësinë e kushteve tregtare aktuale për 21 muaj të tjerë, por një periudhë e tillë zbatimi është mirëpritur gjerësisht nga biznesi britanik sepse kjo është e nevojshme nëse ne duam të minimizojmë pasiguritë dhe të bëjmë të mundur që Brexit të rezultohet i qetë dhe i suksesshëm", u shpreh ajo.

Lidhur me tregtinë, ajo shtoi se liderët ranë dakord që vendimi i Shteteve të Bashkuara, për vendosjen e tarifave mbi importin e çelikut dhe aluminit, "nuk mund të justifikohet mbi arsyet e sigurisë kombëtare". (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore