BE-ja fillon hetimet ndaj importeve të çelikut, Kina bën thirrje për maturi

2018-03-27 09:28:12 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Tregtisë e Kinës i bëri thirrje të hënën Bashkimit Europian që të tregohej i kujdesshëm me përdorimin e masave shtrënguese tregtare pas njoftimit për fillimin e hetimeve për produktet e çelikut të importuar.

Komisioni Europian tha të hënën se kishte nisur një hetim mbi importet e disa produkteve të çelikut në përgjigje ndaj masave ndëshkuese të ShBA-së mbi çelikun dhe aluminin.

Wang Hejun, kreu i zyrës së tregtisë dhe hetimit të Ministrisë së Tregtisë, tha se Kina e kupton se BE-ja po merr masat e nevojshme, ndërsa thekoi se miratimi i masave mbrojtëse nuk ishte zgjedhja e duhur.

"Hetimi do të përkeqësojë më tej tregtinë dhe shtojë kaosin e shkaktuar nga tarifat e importit të imponuara të ShBA-së, duke ushtruar ndikime më serioze dhe shkatërruese në rendin normal të tregtisë ndërkombëtare," tha Wang.

Zyrtari u shpreh se pala kineze do të vlerësojë me durim ndikimin e tarifave amerikane ndaj Kinës dhe do të marrë masat e nevojshme në një kohë të arsyeshme për të mbrojtur interesat e ndërmarrjeve kineze. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore