Rusia dislokon raketat "cruise" në të drejtimet strategjike

2018-03-26 10:27:58 CRI Komenti juaj Printoni

Rusia ka formuar një njësi raketash "cruise" në të gjitha drejtimet strategjike, tha shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë Valeri Gerasimov.

Agjencia e lajmeve ITAR-TASS, duke iu referuar Gerasimov-it, tha se njësi të tilla të armatosura do të kryejnë misione frenimi. Raketat e modelit "cruise", që janë të pajisura me kokë të precizonit të lartë mund të lëshohen brenda një kohe të shkurtër me ndihmën e radarëve dhe të teknologjive efikase të dërgimit të informacionit.

Analistët vunë në dukje se Rusia synon të zëvendësojë armët bërthamore me ato jo-bërthamore për kryerjen e misioneve të frenimit, pasi ajo zotëron teknologji të përsosur të raketave "cruise". (Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore