Presidenti i Maldiveve shpall heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme

2018-03-23 11:11:46 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenca e Maldiveve bëri të enjten një deklaratë, ku thuhet se, megjithëse siguria kombëtare ende përballet me njëfarë niveli rreziku, tani Maldivet i janë kthyer normalitetit. Me propozimin e organeve të sigurisë, presidenti Abdullah Yameen ka hequr po atë ditë gjendjen e jashtëzakonshme.

Më 1 shkurt, Gjykata e Lartë e Maldiveve dha urdhër për lirimin nga burgu të ish-presidentit Mohamed Nasheed dhe nëntë udhëheqësve të opozitës. Me 4 shkurt, Gjykata e Lartë dha një tjetër urdhër, sipas të cilit, për shkak se Yameen nuk pranoi të lironte udhëheqësit e opozitës, do të niste procesin hetimor ndaj tij. Më 5 shkurt në mbrëmje, Yameen shpalli gjendjen e jashtëzakonshme 15-ditore në Maldive. Një ditë më pas, Gjykata e Lartë shpalli anulimin e vendimit për lirimin e udhëheqësve të opozitës. Me kërkesën e Yameen-it, Parlamenti i Maldiveve u mblodh në një sesion të posaçëm, ku miratoi zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme për 30 ditë të tjera.

Më 21 mars, qeveria e Maldiveve tha se do të padisë ish-presidentin tjetër, Maumoon Abdul Gayoom, dhe personat e tjerë me akuzat për terrorizëm dhe pengim të drejtësisë. Po më 21 mars, një gjykatë penale e Maldiveve vendosi që deri në verdiktin përfundimtar, Gayoom dhe të tjerët do të vazhdojnë të mbahen në burg. (Du)

Mrekulli
Lajmet Kryesore