Kinë – Kore e Jugut, negociata për thellimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë

2018-03-23 10:40:43 CRI Komenti juaj Printoni

Kina dhe Koreja e Jugut zhvilluan të enjten raundin e parë të fazës së dytë të negociatave mbi Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë. Zv./ministri i Tregtisë i Kinës dhe zv./përfaqësues i negociatave të tregtisë ndërkombëtare Wang Shouwen dhe ndihmësministri jugkorean i Industrisë, Tregtisë dhe Burimeve Kim Young-sung kryesuan të dy delegacionet në negociata.

Të dy palët u shprehën të kënaqur me zbatimin e fazës së parë të marrëveshjes, ndërkohë tani po bisedohet për hapjen e tregut në fushën e shërbimeve dhe të investimeve.

Më 20 dhjetor të vitit 2015, hyri zyrtarisht në fuqi Marrëveshja e Tregtisë së Lirë midis Kinës dhe Koresë së Jugut, e cila solli për herë të parë uljen e taksave dhe tarifave. Në mbi dy vjet pas zbatimit të kësaj marrëveshjeje, të dyja palët kanë reduktuar katër herë tarifat doganore. Deri tani, mbi 50% e vëllimit tregtar mes dy palëve trajtohet me zero taksa.

Në vitin 2017, vëllimi tregtar kino-jugkoreane arriti një vlerë prej 280.26 miliardë dollarësh, duke shënuar një rritje prej 10.9%. (Xu Guang/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore