ShBA-ja përjashton përkohësisht BE-në nga tarifat për çelikun dhe alumin

2018-03-23 10:33:57 CRI Komenti juaj Printoni

Shtetet e Bashkuara do të përjashtojnë përkohësisht Bashkimin Europian dhe gjashtë ekonomi të tjera nga tarifat mbi çelikun dhe aluminin të vendosura me një dekret të presidentit Donald Trump më parë këtë muaj.

Duke folur për Komitetin e Financave të Senatit, Përfaqësuesi tregtar i ShBA-së, Robert Lighthizer, shtoi se përkohësisht do të përjashtohet Argjentina, Australia, Brazili, Koreja e Jugut dhe BE-ja.

Uashingtoni deri tani ka përjashtuar nga tarifat Kanadanë dhe Meksikën, pasi të dy vendet po rinegociojnë Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut.

Lighthizer tha se ka vende të përfshira në faza të ndryshme të bisedimeve tregtare me Shtetet e Bashkuara dhe se presidenti vendosi "të ndalë përkohësisht vendosjen e tarifave ndaj këtyre vendeve". (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore