Zgjerohet pandërprerje tregu kinez i avionëve pa pilot

2018-03-23 10:24:53 CRI Komenti juaj Printoni
Tregu kinez i avionëve pa pilot (dronëve) do të ketë brenda disa vjetëve një rritje vjetore prej 30%, tha të enjten zv./drejtori i Administratës së Aviacionit Civil të Kinës, Li Jian. Ai mbajti një fjalimin në forumin ndërkombëtar të avionëve pa pilot të vitit 2018 që u zhvillua në Pekin.

Vitet e fundit, Kina ka forcuar administrimin e avionëve pa pilot duke përsosur vazhdimisht shërbimet në këtë fushë. Si rezultat, u krijua sistemi i regjistrimit të përdoruesve dhe u përsos më tej administrimi i kontrolluesve, duke pakësuar vazhdimisht incidentet e ndërhyrjes së këtyre mjeteve në fluturimet civile të aeroporteve kryesore të vendit.

Deri tani, sasia e avionëve pa pilot të regjistruar ka arritur në mbi 180 mijë, ndërsa numri i kontrolluesve të regjistruar i kalon 24 mijë. (Fani/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore