Ambasada kineze dënon proteksionizmin e njëanshëm tregtar të ShBA-së

2018-03-23 10:27:06 CRI Komenti juaj Printoni

Kina u shpreh thellësisht e zhgënjyer dhe kundërshtoi me vendosmëri masat e njëanshme të proteksionizmit tregtar të paraqitura nga administrata Trump kundër importeve kineze, thotë një deklaratë e ambasadës kineze në Uashington e lëshuar të enjten.

"Ky është proteksionizmi tipik i palës amerikane që zbatoi me kokëfortësi nenin 301 të Ligjit Tregtar duke mos përfillur natyrën themelore të përfitimeve reciproke të marrëdhënieve ekonomiko-tregtare kino-amerikane," thekson deklarata.

Selia diplomatike thekson gjithashtu se prej kohësh, Kina ka bërë shumë përpjekje për zgjidhjen e problemeve tregtare midis dy vendeve, duke u nisur nga parimi i respektit reciprok dhe i bashkëpunimit me fitime të përbashkëta, duke treguar sinqeritet e paraqitur propozime të arsyeshme.

"Kina shpreson të mos përfshihet në një luftë tregtare," nënvizon deklarata, ndërsa shton se Pekini nuk i frikësohet në asnjë mënyrë një lufte të tillë.

"Nëse pala amerikane këmbëngul për një luftë tregtare, ne do ta shoqërojmë deri në fund dhe do të marrim të gjitha masat e domosdoshme për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave," thekson ambasada kineze në deklaratë.

Presidenti i ShBA-së Donald Trump nënshkroi të enjten memorandumin për imponimin e tarifave mbi importet kineze pas përfundimit të hetimit mbi të drejtat e pronësisë intelektuale sipas nenit 301 të Ligjit të Tregtisë të ShBA-së të vitit 1974. (Wang Lei/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore