Bursat kineze, ulje mbi 4 % pas vendimit të ShBA-së për tarifat

2018-03-23 20:32:23 CRI Komenti juaj Printoni

Treguesi i Përbërë bazë i Bursës së Shangait u ul mbi 4 për qind pasditen e së premtes, pas vendimit të ShBA-së për të rritur tarifat për importin e çelikut dhe aluminit të Kinës.

Deri në orën dy të pasdites së të premtes, ky tregues u ul 4.02 për qind, ndërsa ai i Bursës së Shenzhen-it 5.16 për qind.

Gjithsej 170 lloje aksionesh ranë me kufirin ditor prej 10 për qind në të dy bursat dhe mbi 1 000 të tjera u ulën 7 për qind po gjatë pasdites.

Mrekulli
Lajmet Kryesore