Kinë, industria AI pritet ta kalojë vlerën 160 miliardë juanë deri në 2020-n

2018-03-23 20:31:17 CRI Komenti juaj Printoni
Në "Konferencën vjetore të tregut të teknologjisë së informacionit të Kinës 2018" të zhvilluar të enjten në Pekin, u bë e ditur se në vitin 2017, vlera e industrisë së inteligjencës artificiale në Kinë arriti 70 miliardë juanë. Me shpalljen e planit kombëtar, do të fillojë gradualisht zhvillimi i inteligjencës artificiale në mbarë vendin. Parashikohet se deri në vitin 2020, industria bazë e inteligjencës artificiale do të arrijë mbi 160 miliardë juanë, me një rritje 26.2 %.

Zv.ministri i Industrisë dhe i Teknologjisë së Informacionit Xin Guobin bëri të ditur se kjo ministri ka identifikuar 202 aplikime për standardizimin e integruar dhe mënyrat e reja të prodhimit inteligjent dhe 97 projekte pilot të prodhimit inteligjent, ndërkohë që kanë përfunduar 25 projekte për standardet e prodhimit inteligjent.(Zhan Dian)

Mrekulli
Lajmet Kryesore