Kinë, përurohet Komisioni Kombëtar i Mbikëqyrjes

2018-03-23 19:33:32 CRI Komenti juaj Printoni

Në Kinë është përuruar Komisioni Kombëtar i Mbikëqyrjes.

Gjatë ceremonisë së fillimit të punës së këtij organi të premten, zëvendëskryetarët dhe anëtarët e sapoemëruar të komisionit bënë betimin për besnikëri ndaj Kushtetutës.

Në ceremoni ishte i pranishëm edhe sekretari i Komisionit Qendror të Kontrollit të Disiplinës të Partisë Komuniste të Kinës Zhao Leji.

Në fjalimin e tij, Zhao bëri thirrje për përpjekje për të siguruar një fitore tërësore në luftën kundër korrupsionit.

Komisioni Kombëtar i Mbikëqyrjes është përcaktuar si një lloj i ri organi shtetëror në Kushtetutën e rishikuar të Kinës.

Yang Xiaodu u zgjodh kryetari i tij i parë gjatë sesionit të sivjetshëm të Asamblesë Kombëtare Popullore.

Mrekulli
Lajmet Kryesore