Video/  Zuckerberg-u pranon "gabimet" e "Facebook"-ut në skandalin me privatësinë

2018-03-22 17:12:57 CRI Komenti juaj Printoni

Pas pesë ditë heshtjeje, CEO i "Facebook"-ut Mark Zuckerberg pranoi gabimet dhe shpalli hapat që do të merren për të mbrojtur të dhënat e përdoruesve, në kushtet e një skandali të privatësisë që përfshin një firmë të mbledhjes së të dhëna të lidhur me presidentin amerikan Donald Trump.

Zuckerberg-u tha të mërkurën se "Facebook"-u ka "përgjegjësi" për të mbrojtur të dhënat e përdoruesve të vet dhe se, nëse dështon, "ne nuk e meritojmë t'ju shërbejmë." Zuckerberg-u pranoi se duhet bërë më shumë.

Në një postim në "Facebook" të mërkurën, themeluesi i rrjetit të njohur social tha se do të ndalojë krijuesit e aplikacioneve që nuk pranojnë të auditohen. Prodhuesi i një aplikacioni nuk do të ketë më qasje në të dhënat e njerëzve që nuk e kanë përdorur atë aplikacion për tre muaj. Gjithashtu informacioni kryesisht do të kufizohet te emrat e përdoruesve, fotot e profilit dhe e-maili, përveçse në qoftë se krijuesi nënshkruan një kontratë me "Facebook"-un dhe merr miratimin e përdoruesve.

Në një postim të veçantë, "Facebook"-u tha se do të informojë njerëzit, të dhënat e të cilëve keqpërdoren nga aplikacionet.

"Facebook"-u e kuptoi për herë të parë shkeljen e privatësisë më shumë se dy vjet më parë, por vetëm të premten e kaluar e bëri atë publike.

Mrekulli
Lajmet Kryesore