Ambasadorët e huaj mbështesin drejtimin e zhvillimit të ardhshëm të Kinës

2018-03-22 09:58:18 CRI Komenti juaj Printoni

Ambasadorët në Kinë kanë shprehur vlerësimin dhe mbështetjen e tyre për rrugën e zhvillimit të Kinës, pas mbylljes së sesionit të parë të legjislaturës së 13-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të martën në Pekin.

Në fjalimin e tij në ceremoninë e mbylljes, presidenti Xi Jinping tha se Kina do të ndjekë rrugën e zhvillimit me njeriun në qendër dhe do të thellojë me vendosmëri reformat.

Presidenti gjithashtu përmendi nismën "Një Brez, Një Rrugë" dhe tha se Kina do të vazhdojë të ndjekë një strategji të përfitimeve të ndërsjella gjatë procesit të hapjes së saj.

Presidenti Xi tha gjithashtu se Kina do të vazhdojë të ndjekë rrugën e zhvillimit paqësor dhe se zhvillimi i Kinës nuk përbën kërcënim për ndonjë vend tjetër.

Ambasadori i Armenisë në Kinë Sergej Manasari theksoi se nisma "Një Brez, Një Rrugë" synon zhvillimin e përbashkët.

Ambasadori algjerian në Kinë Ahcene Boukhelfa nga ana e tij tha se zhvillimi i Kinës do të ndikojë në ekonominë botërore.

Mrekulli
Lajmet Kryesore