Kina, ndër vendet e para në botë për 5G-në

2018-03-22 09:49:24 CRI Komenti juaj Printoni

Zv.ministri i Industrisë dhe i Teknologjisë së Informacionit Chen Shaoxiong vuri në dukje të mërkurën se Kina do të nxisë bashkëpunimin ndërindustrial për shpejtimin e zbatimit të teknologjisë 5 G, do të nxisë integrimin midis teknologjisë 5 G e ekonomisë reale dhe zbatimin e kësaj teknologjie në fushat e shërbimeve publike, si telekomunikacioni, mjekësia, mbrojtja e mjedisit etj.

Aktualisht, teknologjia 5G ndodhet në një periudhë zhvillimi të shpejtë. Shumë operatorë të huaj po nxitin përdorimin komercial të kësaj teknologjie dhe në këtë kontekst, sektori i 5G-së në Kinë ka tërhequr vëmendjen e madhe të tyre. Chen Yuxiong vuri në dukje se, si një drejtim kryesor i zhvillimit të teknologjisë së komunikimit të lëvizshëm, teknologjia 5G do të zhvillojë shërbimet e internetit të lëvizshëm dhe do të zgjerohet në biznesin e internetit të gjërave, do të fillojë një fazë të re të interkoneksionit dhe do të orientojë periudhën e re të ndryshimeve. (Du)

Mrekulli
Lajmet Kryesore