Testet për substancën e përdorur ndaj ish-agjentit rus do të zgjasin 3 javë

2018-03-21 09:41:01 CRI Komenti juaj Printoni

Në Britani u dërguan ekspertë për të testuar substancën e përdorur për helmimin e ish-agjentit rus në qytetin Salisbury.

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimik (ONAK), Ahmet Uzumku, tha se rezultatet e testeve do të dalin pas tri javësh.

"Me kërkesë të qeverisë britanike, ONAK-u ka dërguar disa ekspertë në Britaninë e Madhe. Ata do të marrin disa mostra të substancës, të cilat do të dërgohen në laboratorët tanë përkatës dhe dalja e rezultateve mund të zgjasë dy deri tre javë. Më pas ne do t'ia paraqesim ato qeverisë britanike. ", tha ai.

Autoritetet britanike pohuan se gazi nervor "Novichok" u përdorur për helmimin e Sergei Skripal-it dhe vajzës së tij Julia më 4 mars në qytetin jugor të Anglisë.

66 vjeçari, i cili ishte një ish-spiun rus, u bë agjent i dyfishtë për Britaninë.

Londra i ka kërkuar Moskës të japë shpjegime të qarta se si kjo armë kimike e zhvilluar në Rusi është përdorur në Britani.

Moska ka hedhur poshtë çdo akuzë për përfshirjen në këtë çështje. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore