ShBA-ja: Dumping në flanxhat prej çeliku të paoksidueshëm të importuara nga Kina e India

2018-03-21 09:23:47 CRI Komenti juaj Printoni

Departamenti i Tregtisë i ShBA-së bëri të martën një deklaratë, sipas së cilës janë identifikuar veprime dumpingu lidhur me flanxhat prej çeliku të paoksidueshëm të importuara nga Kina dhe India. Departamenti do të njoftojë administatën doganore për të mbledhur depozitë nga importuesit e këtyre produkteve nga Kina dhe India.

Sipas të dhënave nga Departamenti i Tregtisë, vlera e flanxhave prej çeliku të paoksidueshëm që ShBA-ja importoi nga Kina dhe India në vitin 2016, arrin përkatësisht në 16.3 milionë dollarë dhe 31.1 milionë dollarë.

Ministria e Tregtisë e Kinës u ka bërë vazhdimisht thirrje autoriteteve amerikane të mbajnë premtimet për të kundërshtuar proteksionizmin tregtar, të krijojnë një mjedis të hapur për shkëmbimet tregtare dhe të zgjidhin në mënyrë të arsyeshme mosmarrëveshjet tregtare.

Mrekulli
Lajmet Kryesore