ShBA-BE, pa konsensus për produktet fotovoltaike

2018-03-21 10:20:23 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas një dokumenti të publikuar të martën nga Organizata Botërore e Tregtisë, ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët lidhur me masat mbi produktet fotovoltaike të BE-së që hyjnë në tregun amerikan.

Më 15 shkurt, përfaqësues të ShBA-së dhe të Bashkimit Evropian u takuan për konsultime lidhur me çështjen e produkteve fotovoltaike. BE-ja i sugjeroi ShBA-së të heqë dorë nga vendosja e tarifave të reja mbi produktet fotovoltaike që vijnë nga Evropa, duke argumentuar që këto produkte nuk dëmtojnë sektorin përkatës amerikan.

Brukseli i propozoi gjithashtu Uashingtonit alternativa të tjera, si vendosja e kuotave ose e një çmimi minimal importi, të cilat nuk u pranuan nga ShBA-ja.

ShBA-ja do të vendosë tarifa të reja mbi makinat larëse dhe produktet fotovoltaike. Ky veprim i njëanshëm i ShBA-së ka rritur shqetësimet e vendeve të tjera për proteksionizmin e Uashingtonit. (Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore