BE-ja: Pjesa më e vështira e bisedimeve për Brexit nuk kanë ardhur ende

2018-03-21 09:18:07 CRI Komenti juaj Printoni

Kryenegociatori i Bashkimit Europian për "Brexit"-in Michel Barnier tha se blloku duhet të përgatitet pasi momenti më i vështirë i negociatave për "Brexit"-in me Londrën akoma nuk ka ardhur.

Komentet e Barnierit erdhën pas miratimit nga ministrat e punëve të BE-së për paketën e parë të negociatave, të cilën 27 qeveritë e vendeve anëtare të bllokut do ta përdorin për të kërkuar një marrëveshje të tregtisë së lirë me Britaninë pas "Brexit".

"Nuk jemi ende në fund të rrugës. Nga përvoja ime gjatë këtyre negociatave, megjithëse këto (në lidhje me Brexit) janë të jashtëzakonshme, ajo që mbetet në fund është shpesh pjesa më e vështirë, prandaj ne duhet të jemi të vëmendshëm, të ruajmë qetësinë, të vazhdojmë të punojnë ndërkohë që respektojmë njëri-tjetrin dhe të kërkojmë për zgjidhjet."

Barnier shtoi se palët negociuese do të duhet të bien dakord për çështje të tilla si mbrojtja e të dhënave dhe njohja e ndërsjellë e vendimeve gjyqësore. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore