Alibaba investon 2 mld USD shtesë në firmën "Lazada"

2018-03-21 09:13:29 CRI Komenti juaj Printoni

Gjiganti kinez i tregtisë elektronike "Alibaba" njoftoi planet për investimin e 2 miliardë dollarëve shtesë në firmën "Lazada", një nga uebsajtet më të mëdha të tregtisë elektronike në Azinë Juglindore.

Në vitin 2016, "Alibaba" bleu pjesën kontrolluese të aksioneve të firmës me seli në Singapor, për një vlerë rreth 1 miliard dollarë amerikanë.

Vitin e kaluar, Alibaba shtoi aksionet e saj nga 51 për qind në mbi 80 për qind me një shtesë prej 1 miliard dollarë.

Bashkëthemeluesja e "Alibaba"-s, Lucy Peng do të bëhet drejtuesja e re ekzekutive e "Lazada"-s, ndërkohë CEO ekzistues i firmës së tregtisë elektronike do të ketë një rol të lartë këshillues tek "Alibaba".

"Lazada" operon në Indonezi, Malajzi, Filipine, Tajlandë, Vietnam dhe Singapor. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore