Kenia do të nisë fushatën digjitale për të tërhequr më shumë turistë kinezë

2018-03-21 09:04:29 CRI Komenti juaj Printoni

Agjencia turistike e Kenias ka bërë të ditur se ky vend afrikanolindor po planifikon të fillojë një fushatë mediatike digjitale për të tërhequr më shumë turistë kinezë.

Fushata do të zhvillohet nga marsi deri në fund të qershorit në pesë qytete të mëdha kineze, duke përfshirë Pekinin, Shangain dhe Guangzhou-n.

Objektivi është që sivjet të arrihet një rritje prej 25 për qind e turistëve krahasuar me vitin e kaluar.

Të dhënat zyrtare tregojnë se rreth 69 000 turistë kinezë shkuan në Kenia vitin e kaluar, kurse numri i përgjithshëm i vizitorëve në këtë vend arriti në 1.4 milionë në të njëjtën periudhë.

Mrekulli