Putin-Trump, bisedë telefonike për bashkëpunimin

2018-03-21 09:02:51 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i ShBA-së Donald Trump zhvilloi të martën një bisedë telefonike me homologun e tij rus Vladimir Putin për ta uruar për rizgjedhjen si president dhe gjatë të cilës ata biseduan për bashkëpunimin dypalësh, njoftoi Kremlini.

Sipas Kremlinit, Putin dhe Trump ranë dakord për vijimin e kontakteve të mëtejshme dhe u fokusuan tek bisedimet për një takim të mundshëm të nivelit të lartë.

Në deklaratë shtohet se biseda ishte konstruktive, më shumë si një bisedë pune dhe u fokusua tek kapërcimi i problemeve në marrëdhëniet dypalëshe.

Trump shprehu bindjen se ai dhe Putin ka gjasa të takohen së shpejti për të diskutuar çështje të shqetësimit të përbashkët.

"Patëm një telefonatë shumë të mirë dhe besoj se ka gjasa të takohemi në të ardhmen e afërt për të diskutuar garën e armatimeve, e cila po del jashtë kontrollit - por ne nuk do të lejojmë asnjëherë askënd që të ketë atë që kemi ne. Diskutuam gjithashtu mbi Ukrainën, Sirinë, Korenë e Veriut dhe çështje të tjera", tha Trumpi.

Dy presidentët treguan gjithashtu interes edhe për forcimin e bashkëpunimit ekonomik, përfshi fushën e energjisë.

Putin u rizgjodh për herë të katërt si president i Rusisë pas marrjes së më shumë se 76 për qind të votave. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore