Zyrtarë të lartë të Koresë së Jugut dhe të Veriut do të takohen më 29 mars

2018-03-21 18:51:32 CRI Komenti juaj Printoni
Koreja e Jugut shprehu dëshirën për të organizuar takimin e nivelit të lartë me Korenë e Veriut që është parashikuar të mbahet në fshatin e armëpushimit, Panmunjom.

Propozimi u paraqit gjatë takimit të dytë të komitetit presidencial që merret me pëgatitjen e samitit të muajit prill midis presidentit Moon Jae-in dhe kreut verikorean Kim Jong Un.

Ministri jugkorean i Bashkimit do të kryesojë të enjten një delegacion tre anëtarësh. Temë e diskutimit, përveç samitit të muajit të ardhshëm është edhe axhenda dypalëshe e dialogut.

Samiti ndërkorean do të pasohet nga takimi i presidentit amerikan Donald Trump dhe kreut verikorean Kim Jong Un në muajin maj, takim i cili pritet të adresojë përfundimisht çarmatimin bërthamor të Koresë së Veriut. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore