Polonia do të organizojë Kampionatin Botëror U20

2018-03-20 09:18:07 CRI Komenti juaj Printoni

 

Polonia fitoi të drejtën për organizmin e Kampionatit Botëror U20 në vitin 2019. Shoqata polake e Futbollit zhvilloi të hënën një konferencë për shtyp në Stadiumin Kombëtar në Varshavë, i ndërtuar për Kupën e Europës në vitin 2012. Dy ditë më parë, Polonia fitoi kundër Indisë të drejtën e organizimit në fazën përfundimtare.

Ekipet që do të hyjnë në finalen e U20-ës do të jenë 24 dhe do të zgjidhen me short për ndarjen në grupe. Sipas rregullave të Kupës së Europës në vitin 2016, 2 të parat e çdo grupi dhe 4 të tretat më të mira do të kualifikohen për në fazën tjetër. Finalet do të mbahen në majin dhe qeshorin e vitit 2019. Polonia organizoi me sukses Kupën e Europës.

Mrekulli
Lajmet Kryesore