BAII bashkëpunon me kompaninë kineze për përmirësimin e cilësisë së ajrit

2018-03-20 09:15:51 CRI Komenti juaj Printoni

Banka Aziatike e Investimeve Infrastrukturore (BAII) ka nënshkruar marrëveshjen për një projekt të gazit natyror me një kompani kineze, për të përmirësuar cilësinë e ajrit në Pekin.

Kjo është kredia e parë e BAII-t në Kinë për një projekt të gazit natyror.

Kredia prej 250 milionë dollarësh amerikanë do të financojë një projekt që do të lidhë me rrjetin e shpërndarjes së gazit natyror mbi 216 mijë familje në rreth 510 fshatra.

Projekti pritet të pakësojë shkarkimet vjetore të dioksidit të karbonit me rreth 600 mijë tonë.

Projekti do të përfshijë ndërtimin e rrjeteve të shpërndarjes së gazit natyror në fshatra, tubacionet e gazit me presion të ulët, si edhe lidhjet e këtij rrjeti në banesa. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore