Seul, prokurorët kërkojnë arrestimin e ish-presidentit

2018-03-20 10:47:36 CRI Komenti juaj Printoni

(Më 14 mars, ish-presidenti i Koresë së Jugut Lee Myung kërkoi falje publike)

Prokurorët e Koresë së Jugut kërkuan dje miratimin e gjykatës për të arrestuar ish-presidentin Lee Myung-bak lidhur me akuzat për korrupsion. Gjykata pritet të vendosë më 21 mars nëse do të lëshojë një urdhër arresti.

Prokurorët e Koresë së Jugut e akuzojnë ish-presidentin për vjedhjen e rreth 10 milionë dollarëve dhe për krijimin e një fondi të fshehtë prej 32 milionë dollarësh përmes kompanisë së prodhimit të pajisjeve për automjete "DAS".

Në letra, aksioneri më i madh dhe presidenti i kompanisë "DAS" është vëllai i madh i ish-presidentit Lee Myung-bak, por ky i fundit dyshohet të jetë pronari i vërtetë i kompanisë. (Zhan Dian) 

Mrekulli
Lajmet Kryesore