Ushtria siriane rimerr 70 për qind të enklavës së Ghouta-s Lindore

2018-03-20 09:16:25 CRI Komenti juaj Printoni

Ushtria siriane dhe forcat aleate të saj kanë rimarrë 70 për qind të territorit që ishte nën kontrollin e kryengritësve në enklavën e Ghouta-s Lindore.

"Njësitë e forcave tona të armatosura kanë rimarrë një numër fermash, qytetesh, qytezash dhe fshatrash, që përbëjnë 70 për qind të zonave që dikur ishin nën kontrollin e forcave terroriste," thuhet në një deklaratë të ushtrisë siriane.

Ofensiva për Ghouta-n, bastioni i fundit i madh i kryengritësve pranë Damaskut, filloi në mes të shkurtit.

Mijëra civilë u larguan nga kjo zonë dhe nga një enklavë tjetër e rrethuar në anën tjetër të vendit, kur dy betejat e luftës disavjeçare në Siri, hynë në fazën vendimtare.

Mrekulli
Lajmet Kryesore