Eksportet 'Made in Albania' shënojnë rritje progresive

2018-03-20 08:58:36 CRI Komenti juaj Printoni

Eksportet e mallrave "Made in Albania", në tregjet e huaja vijojnë të shënojnë rritje progresive, duke konsoliduar tashmë kërkesën në rritje të tregut të huaja për prodhimet shqiptare.

Instituti i Statistikave bën të ditur se në muajin shkurt, eksportet e mallrave arritën vlerën 24 miliardë lekë, një rritje me 18.7%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 1.2%, në krahasim me janarin.

Sipas INSTAT, importet e mallrave në shkurt arritën vlerën 46 miliardë lekë, duke u rritur me 4.1%, në krahasim me një vit më parë dhe me 2.1%, në krahasim me janar 2018.

Trendi pozitiv i tregtisë ka ndikuar në përmirësimin e deficitit tregtar. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore