Novacioni, ministri kinez paraqet planin e nxitjes përmes tre mënyrave

2018-03-20 20:05:19 CRI Komenti juaj Printoni
Kina do të vazhdojë nxitë novacionin nëpërmjet planifikimit, ndërtimit të një sistemi kombëtar novacioni dhe krijimin e një mjedisi të favorshëm pune.

Zotimi erdhi nga ministri i ri i Shkencës dhe i Teknologjisë i Kinës, Wang Zhigang.

"Së pari ne planifikojmë në nivelin mikro. Kjo do të thotë se si ne mund të ndërthurim novacionin me ndërtimin e një vendi modern dhe të fuqishëm, dhe me një plan të integruar për të arritur përparim ekonomik, politik, kulturor, shoqëror dhe mjedisor. Gjithashtu ne synojmë (të hartojmë) një strategji gjithëpërfshirëse për të nxitur ndërtimin e një shoqërie relativisht të begatë në të gjitha drejtimet, thellimin e reformës dhe përparimin e qeverisjes së Kinës bazuar tek sundimi i ligjit."

Ministri thotë se Kina do të bëjë gjithashtu përpjekje për të kontribuuar në shkencën dhe teknologjinë botërore.

"Ne i kushtojmë rëndësi të madhe ndërtimit të një sistemi kombëtar novacioni dhe unë do të bëj më shumë hulumtime shkencore, gjithëpërfshirëse dhe efikase, në mënyrë që gjithë aktorët e novacionit t'i luajnë më mirë rolet e tyre."

Ministri u zotua gjithashtu të krijojë një mjedis më të mirë për novacionin. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore