Putin: Rusia do t'i zgjidhë të gjitha mosmarrëveshjet në rrugë politike e diplomatike

2018-03-20 19:23:34 CRI Komenti juaj Printoni
Presidenti Vladimir Putin tha se Rusia do të bëjë përpjekje për t'i zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet me partnerët ndërkombëtarë në rrugë politike e diplomatike, por njëkohësisht do të luftojë për mbrojtjen e interesave të vendit.

Kreu rus foli gjatë një takimi të hënën në Pallatin e Kremlit me kandidatët e tjerë në zgjedhjet e fundit presidenciale.

Putini tha se Rusia do të vazhdojë të forcojë mbrojtjen kombëtare, por nuk planifikon të përfshihet në garën e armatimeve. Nga viti 2018 deri në vitin 2019, Rusia do t'i pakësojë shpenzimet ushtarake, theksoi presidenti.

Putini shtoi se në të ardhmen, detyra kryesore e qeverisë ruse është zgjidhja e problemeve të brendshme, garantimi i rritjes ekonomike, zhvillimi ekonomik bazuar mbi risitë dhe shtimin e lumturisë së popullit. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore